Rezistenca për ngrohje i djeg shtëpinë, asfiksohet 85-vjeçari në Tiranë

624
Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Si pasojë ka pësuar asfiksi dhe ka ndërruar jetë 85-vjeçari me inicialet S.N, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë.
Sipas policisë, shkak për zjarrin është bërë një rezistencë që 85-vjeçari e përdorte për ngrohje.
“Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Sigal