Revoltohen banorët e “Astirit”: Mos lëshoni fadromat këtu, se do ia vëmë flakën

484
Sigal

Banorët e “Unazës së Re” janë mbledhur sërish pasditen e sotme për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës.

Tashmë në ditën e 83 të protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, ku kërkuan me thirrje revoltuese anulimin e projektit, duke e cilësuar këtë të fundit si të jashtëligjshëm dhe korruptiv.

Banorët bënë me dije një njoftim që iu ka ardhur atyre se të hënën do rikthehen fadromat, dhe për këtë arsye ata i kujtojnë Kryeministrit, kreut të Bashkisë, kreut të INUV, dhe kreut të shefit të komisariatit që të mos tentojnë të ndërhyjnë me fadroma.

“I bëjmë thirrje shefit të komisariatit numër 6 që të mos i lëshojë fadromat këtu, se do ia vëmë flakën Astirit, pasi shtëpitë tona nuk i lëshojmë”.