Reuters/ Tregtari i arit turk bëhet dëshmitar amerikan në rastin e sanksioneve ndaj Iranit

644
Një tregtar ari turko-iranian është shpallur fajtor për komplot, pasi kishte shmangur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe do të dëshmojë kundër një zyrtari të bankës turke, i cili është akuzuar për rregullimin e transaksioneve të paligjshme që përfshijnë bankat amerikane, tha të martën një prokuror i SHBA. Tregtari, Reza Zarrab, do të përshkruajë një skemë të pastrimit ndërkombëtar të parave të monedhës nga “brenda”; tha ndihmësja e avokatit amerikan David Denton gjatë deklaratës së tij të hapjes në gjyqin federal të Nju Jorkut të Mehmet Hakan Atilla, nga Halkbank. Avokati i Atillës, Victor Rocco, sulmoi kredibilitetin e Zarrab-it në deklaratën e tij të hapjes, duke u thënë juristëve se Zarrab-i ishte i gatshëm të gënjejë për të shmangur kohën e burgimit. Sipas të dhënave të gjykatës, të bërë publike të martën, Zarrab u shpall fajtor më 26 tetor, për gjashtë akuza lidhur me sanksionet kundër Iranit. Zarrab gjithashtu u shpall fajtor për një akuzë se ai korruptonte një roje burgu amerikan për të marrë alkool dhe një celular në vitin 2016, treguan të dhënat. Akuza nuk thotë, se si ai e përdori telefonin. Avokati i tij, Benjamin Brafman, nuk pranoi të komentojë. Prokurorët e SHBA-ve kanë akuzuar nëntë vetë për këtë rast, megjithëse vetëm Zarrab dhe Atilla dihet se janë në paraburgim në SHBA. Të pandehurit e tjerë përfshijnë ish-kreun e Halkbank, Sulejman Aslan dhe ish-ministrin i ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan. Qeveria e presidentit turk Tayyip Erdogan ka thënë, se rasti është sajuar për motive politike, duke shtuar tensionet midis Ankarasë dhe Uashingtonit dhe aleatëve të NATO-s. Denton, të martën përshkroi dy skema që synonin të ndihmonin Iranin të shpenzonte para nga shitjet globale të naftës, pavarësisht sanksioneve të SHBA. 

Në skemën e parë, tha ai, të pandehurit ndihmuan njësitë ekonomike në Iran të blenin arin, i cili më pas u kontrabandua në Dubai dhe shitej në dollarë amerikanë ose monedha të tjera.

Në skemën e dytë, tha Denton, transaksionet e ndaluara nga sanksionet u maskuan si blerje të ushqimit, të cilat binin nën një përjashtim humanitar ndaj regjimit të sanksioneve.

Denton tha se kompanitë e Zarrab kryen transaksione, por Atilla, të cilin ai e quajti “një ekspert për financat dhe sanksionet ekonomike”; hartoi skemat për t’i bërë ato të dukeshin të ligjshme. “Zarrab do të siguronte mjetet, Atilla do të siguronte metodën”; tha Denton. Denton tha se Zarrab-i e Atilla dhe të pandehurit e tjerë gënjyen për të fshehur skemën nga zyrtarët amerikanë. Denton tha se në dëshmitarët e tjerë të prokurorëve do të përfshinin një ish-oficer turk të zbatimit të ligjit, i cili mori pjesë në një hetim turk në skemën e pretenduar të pastrimit të parave, e bërë publike në 2013. Erdogan, atëherë kryeministër, e quajti atë rast një përpjekje “për grusht shteti gjyqësor”; dhe përfundimisht u rrëzua si çështje. Rocco i tha jurisë se Atilla kurrë nuk mori pjesë në një konspiracion. “Hakan Atilla komunikon rrallë me Zarrab-in”; tha ai. “Ata nuk ishin miq, shokë apo komplotistë. Ata nuk e pëlqenin njëri-tjetrit. “Reza Zarrab e pa Hakan Atilla-n si një mundësi lëvruese parash në skemat e tij”. Zarrab, tha Rocco, ka korruptuar njerëz të tjerë për të avancuar skemën e tij, duke përfshirë Aslan dhe Caglayan, por ai kurrë nuk e ka korruptuar Atillën.

Diçitura e fotos:
Tregtari i arit turk Reza Zarrab, është paraqitur në këtë sallë gjyqi me një avokat Marc Agnifilo (L), ndërsa ai shfaqet në gjykatën federale të Manhatanit në Nju Jork, SHBA, 24 prill 2017.
NJË TREGTAR ARI TURKO-IRANIAN ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR KOMPLOT PASI KISHTE SHMANGUR SANKSIONET E SHTETEVE TË BASHKUARA KUNDËR IRANIT DHE DO TË DËSHMOJË KUNDËR NJË ZYRTARI TË BANKËS TURKE I CILI ËSHTË AKUZUAR PËR RREGULLIMIN E TRANSAKSIONEVE TË PALIGJSHME QË PËRFSHIJNË BANKAT AMERIKANE, THA TË MARTËN NJË PROKUROR I SHBA
Sigal