Restaurohet Hamami i Krujës i periudhës osmane, Monument Kulture i kategorisë së parë

663
Pas një pune disa mujore, është restauruar hamami i shekullit të XV i kalasë së Krujës. Restaurimi i hamamit të vjetër ka ruajtur stilin osman, ndërsa kushtoi 84 mijë euro, dhe cilësohet monument kulture i kategorisë së parë.
Pas një pune restauruese disa mujore dhe me nje investim prej 84 mijë eurosh, qytetit mesjatar te Krujes i është rikthyer hamami i kalase, momument kulture i kategorise se pare dhe nje atraksion turistik potencial.
Falë financimit të qeverisë suedeze në bashkëpunim me institutin e Monumenteve te Kultures, Kruja inauguroi hamamin e restauruar të Kalasë, ndër më të vjetrit e këtij llojit në vend.
Hamami i Krujës i ndërtuar gjatë shekullit XV i përket periudhës osmane dhe është një ndër shtatë hamamet më të vjetra në Shqipëri, si i tillë pritet të kthehet në destinacion të shumëfrekuentuar turistik prej të huajve.
Sigal