Sigal

Petrit Vasili ka reaguar për atë që ai e ka quajtur tjetërsimi bastardues i xhamisë së Pazarit në Gjirokastër. Reagimi i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ardhur pas publikimit të fotografisë nga xhamia e restauruar e Pazarit nga ana e Kryeministrit  Rama.

Vasili u shpreh  se “Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka 1000% të drejtë për tjetërsimin bastardues dhe jo restaurues të xhamisë së Pazarit në Gjirokastër!”

Postimi i Petrit Vasilit

Çatia origjinale është me rrasa guri të vendosura mbi njëra-tjetrën, kurse sharlatanët e veshin sikur të ishin pllaka që mbulojnë mure tualeti zyrash.

Forumi me shumë të drejtë ngre alarmin e zhbërjes dhe shpërfyrimit kryq e themel të vlerave kulturore anë e mbanë vendit!

Forumi ka plotësisht të drejtë kur pohon se trashëgimia kulturore ka mbetur në duar të sharlatanëve dhe profanëve!

Forumi me mjaft të drejte tregon se kemi një kryeministër thellësisht injorant dhe të pagdhendur!