Reshnjet e borës, në Diber pezullohet mësimi, izolohen edhe fshatrat e Krujës

681
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë krijuar shumë probleme në zonat e thella malore të disa qarqeve të vendit. Dëbora ka izoluar 7 fshatra në Malësinë e Krujës, ndërsa 7 shkolla në zonën e Lezhës janë mbyllur dhe mësimi është pezulluar. Ndërkohë zonat e thella malore kanë probleme edhe me bazën ushqimore për bagëtitë.
Edhe në Dibër situata paraqitet problematike, pasi disa njësi administrative janë të bllokuara dhe mësimi është pezulluar pasi trashësia e dëborës ka shkuar deri në një metër.
Në qarkun e Dibërës vetëm rruga nacionale Peshkopi – Tiranë lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi, pasi të gjitha akset e tjera janë të bllokuara.
Probleme ka edhe me ujin e pijshëm, ndërsa dy mijë miatorë nuk janë paraqitur sot në punë.
Trashësia e dëborës në Peshkopi dhe Bulqizë ka arritur deri në 30 centimetër.
Sigal