Reshjet/ Situata në qarkun e Shkodrës dhe zonat më të prekura nga përmbytjet

681
Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion për situatën e përmbytjeve në këtë qark pas reshjeve të ditëve të fundit. Sipas bashkisë, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale e përmbytur është mbi 1395 Ha.
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 12 mars 2018 paraqitet si me poshtë:
Vazhdojnë reshjet e shiut në territorin e Bashkisë Shkodër. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale është mbi 1395 Ha. E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë:
Deri në këto momente, janë mbi 325 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit : Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 130 ha, fshati Shirq 120 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 25 ha, fshati Dajç (kënetë) 50 ha. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
Foraxhere + jonxhe 75 Ha
2. E pakultivuar – 250 ha
Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet si më poshtë :
Në Obot kalimi bëhet i mundur me makina të larta.
Mbi 1000 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 400 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 690 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 520 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 2 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8.Agrume 1Ha
8. E pakultivuar 310 Ha
Gjithashtu në NJA Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:
Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 3845 kg/ ditë
Bar i thatë 7190 kg/ditë
Silazh 3135 kg/ditë
Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :
Gjedhë 637 krere
Të imta 700 krere
Derra 70 krere
Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.
Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.
Sigal