Reshjet shtojnë prurjet në liqenin e Fierzës

503
Prurjet në liqenin e Fierzës janë rritur me ritme shumë të shpejta duke iu afruar kuotës maksimale, kjo si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shoqëruar të gjithë rajonin veri-lindor të vendit gjatë orëve të fundit. Si pasojë e prurjeve të mëdha, këmbët e Urës së Drinit të Zi janë mbuluar pothuajse tërësisht, ndërsa 50 centimetër e ndajnë nga kuota maksimale. Prurjet kanë kaluar më shumë se 600 metër kub në sekondë, ndërsa Fierza është në prodhim duke shkarkuar nga turbinat e hidrocentralit të saj thuajse të njëjtën sasi.
Sigal