Reshjet – Sërish përmbytje në Lezhë, 850 ha tokë nën ujë

489
Sigal

Rikthimi i reshjeve të
shiut gjatë natës së shkuar ka rikthyer sërish përmbytjet në zonat e Lezhës.


Lagjja më e prekur në qytet është
ajo “Besëlidhja”, e cila u përmbyt edhe pak ditë më parë.


Ndërkohë, përmbytje të tokave
bujqësore janë shkaktuar edhe në fshatra Barbullojë dhe Blinisht.


“Si pasojë e këtyre reshjeve,
deri rreth orës 10.00 të ditës së sotme, gjenden nën ujë, në Zadrime 
rreth 350 hektarë toka, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen – Barbullojë, rreth
150 hektarë. Në  rrethin Kurbin, nga përmbytja e kaluar kishte ende ujë të
palarguar dhe ka shtesë në siperfaqe nën ujë, kryesisht rreth nënkalimit të
Laçit dhe në Sanxhak”,
 sqaron
Ministria.


Sipas deklaratës së Ministrisë së
Bujqësisë, kuota e Drinit është 1.2 nga 2.5 që është maksimalja. Ndërsa në orën
06:30, ishte 1.6.


Hidrovoret- Tërheqja e ujit vazhdon normalisht, çka do të thotë se,
hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe rrjeti është në funksion.

MBZHRAU ka në terren të gjitha
strukturat e saj në qarkun Lezhë, për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll
situatën, e cila është drejt përmirësimit.

Sasia e reshjeve të rëna– Ministria e Bujqësisë sqaron se, që nga ora 19.00 e
ditës së djeshme (e martë), në rrethin e Lezhës kanë rënë 106 mm shi, me një
intensitet më të lartë deri rreth orës 01.00 të pasmesnatës, në zonën Grash –
Zojs – Mabe të Zadrimës. Ndërsa në zonën e Dajçit kanë rënë 72 mm shi, në
qytetin e Lezhë 82 mm dhe në fshatrat në Jug, kryesisht në Tale, kane rënë 120
mm, si dhe në zonën e Torovicës.