Reshjet, rritet me 8 metër niveli në Fierzë, por ende nuk prodhohet energji

571
Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat gjatë dhjetorit pësuan rënie historike për shkak të thatësirës që zgjati për 6 muaj duke ulur ndjeshëm rezervat hidrike të Fierzës. Reshjet gjatë janarit kanë bërë të mundur që Fierza të rrisë nivelin me 8 metër, çfarë ka bërë që sot në basen kuota të jetë 284 metër, ndërsa prurjet anësore llogariten në 500 metër kub në sekondë, me një tendencë rënie për shkak të rënies së temperaturave dhe uljes së sasisë së reshjeve.
Specialistët e Fierzës bëjnë të ditur se ndërprerja e prodhimit është bërë me qëllim akumulimin e rezervave hidrike me qëllim prodhimin e energjisë elektrike për një kohë të gjatë, ndërsa menaxhimi i situatës në basen po bëhet në përputhje me sasinë e reshjeve të parashikuara për periudhën në vijim, ndërsa këtë vit duket se nuk do të ketë shkarkime përgjatë gjithë dimrit. Gjendja e mirë hidrike në Koman dhe Vaun e Dejës por dhe situata optimale në basenin e Fierzës kanë bërë që KESH të reduktojë 75 përqind importin e energjisë elektrike.
Sigal