Reshjet “pushtojnë” vendin, përmbytje në Tiranë, bllokohet autostrada

522
Sigal

Edhe kryeqyteti është zgjuar sot në kaos. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme të shumta në qarkullimin e mjeteve. Më problematike paraqitet situata tek Mbikalimi i Kasharit, ndërsa mësohet të ketë bllokim të qarkullimit edhe në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e vërshimit të ujrave.

Për pasojë lëvizja e mjeteve në drejtim të Durrësit do të bëhet nga Ndroqi. Policia është detyruar të devijojë mjetet, ndërsa në terren ndodhen stafi i emergjencave dhe zjarrfikësit.

Reshjet e sotme nuk e kanë kursyer as rrugën problematike të ‘Don Boskos”, aty ku raportohet se janë përmbytur edhe disa biznese, përveç rrugës. Ndërkohë që prezencë uji ka në shumicën e rrugëve kryesore të Tiranës. Të shumtë janë qytetarët që kanë ngecur në trafik, ndërsa të tjerë e kanë të pamundur kalimin në këmbë. (Fotot më poshtë tregojnë situatën në kryqëzimin e Presidencës)