Reshjet e shumta të shiut: Ministria e Arsimit mbyll nesër shkollat dhe kopshtet

495
Sigal

Ministria e Arsimit ka vendosur
të pezullojë mësimin në shkolla dhe kopshtet e vendit për shkak të motit të keq
në vend.

Vendimi është marrë pak minuta më
parë nga ky institucion për të siguruar fëmijët dhe nxënësit.

Reshjet e shumta të shiut në Shqipëri kanë shkaktuar 3
viktima dhe dëme të shumta materiale. Më herët u raportua se nga reshjet shiut,
prurjet e lumit Mat janë shtuar ndjeshëm duke rrezikuar çarjen e argjinaturës
në Tale.