Reshjet e shiut vazhdojnë pasditen e sotme dhe ditën e nesërme

552
Që prej ditës së djeshme reshjet e shiut kanë përfshirë vendin tonë, ndërkohë që meteorologët paralajmërojnë se reshjet e shiut do të jenë prezente edhe pasditen e sotme.
Shiu do të jetë prezent fillimisht në jug dhe në juglindje të vendit, ku në disa zona do të shoqërohet edhe me shtrëngata.
Më pas reshjet do të zhvendosen drejt qendrës dhe veriut të vendit, ndërkohë që ditën e nesërme ato do të mbizotërojnë në veri dhe në veri- lindje të vendit.
Temperaturat për ditën e nesërme:
Në bregdet temperatura minimale pritet të jetë 13 gradë celsius dhe maksimalja 19 gradë celcius. Në zonat e ulëta të vendit temperatura do të jetë 12 gradë celcius dhe maksimalja 19 grandë.
Vendet malore do të ketë një rënie temperature ku minimalja sipas meterologëve pritet të jetë 7 gradë celcius dhe maksimalja 13 gradë.
Sot pasdite era pritet të jetë e lehtë deri në mesatare kryesisht në zonat malore në jug dhe juglindje të territorit, ndërsa ditën e nesërme ajo do të forcohet në të gjithë vendin.
Sigal