Reshjet e dendura të shiut/ Vlorë, probleme në disa rrugë dhe lagje

477
Sigal

Gazeta Telegraf/ Sot paradite pati reshje te dendura shiu dhe u
desh vetë ky shi që Vlora  të kishte kaos në trafik.

 

Shiu i dendur që ka rënë me rrebesh paraditen e kësaj të
premteje në qytetin e Vlorës ka shkaktuar probleme në disa rrugë dhe lagje.

Më problematike situata paraqitet në Bulevardin Vlorë-Skelë, Lagjja 29
Nëntori, Lagjja Pavaësia dhe në disa zona të Skelës, ku ka prani të madhe të
ujit në rrugë.

Kjo ka vështirësuar qarkullimin rrugor, ndërkohë që në kryeqëzime është
vënë re prani e policisë për të shmangur çdo të papritur.