Pasditen e djeshme filluan reshjet e dëborës në
zonat malore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Me intensitet të ulët
dëbora ka filluar në Qarkun Kukës dhe Shkodër mbrëmjen e kaluar, por
temperaturat nën zero kanë sjellë edhe ngrica në rrugë.
Nisur nga kjo situatë, Emergjencat Civile kanë
publikuar një sërë masash, ndërsa udhëzojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin
zinxhirët në disa akse rrugore.
ORA 09:30 SITUATA E KALUESHMERISE NE AKSET KOMBETARE
Në Rajonin Verior Shkodër:
Ka patur rreshje bore në të gjithë akset e këtij Rajoni. Akset ku sasia e borës
është më e madhe është si më poshtë:
Në aksin Kuben – Vasie, ka 25 cm borë, qarkullimi
kryhet pjesërisht me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 25 cm borë,
qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.
Në aksin Ura e Cerenecit – Steblevë, ka 15 – 25 cm
borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 20 cm borë,
qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.
Në Rrugën e Kombit, qarkullimi është normal në të
gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës.
Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, ka 20 cm
borë, punohet me 3 borëpastruese, qarkullimi është me zinxhirë.
Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë, ka 20 cm borë,
qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, ka 30 – 50 cm
borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në të gjithë akset punohet për pastrimin e borës dhe
hedhjen e kripës nga kontraktorët.
Në Rajonin Qëndror Tiranë:
Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë, për shkak të
rreshjeve të borës. Të bëhet kujdes në segmentin Qafë Priskë – Qafë Mollë.
Në aksin Librazhd –
Steblevë, ka 10 cm borë dhe vazhdon të bjerë. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Edhe në akset e tjerë është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër-Korçë:
Në akset e Korçës nuk ka patur rreshje bore. Qarkullimi është normal në të
gjitha akset e këtij Rajoni.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete
dhe njerëz, për përballimin e situatës dimërore.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes
sidomos në akset ku ka prani të borës ose ngricave, dhe të respektojnë
sinjalistikën rrugore
ORA 08:00 AKSET RRUGORE KU DUHET TE LEVIZET ME ZINXHIRE
Fushe Arrëz – Iballë
Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak
Qafë Mali – Fierzë
Bajram Curri – Valbonë
Kukës – Qafë Shllak
Tunel i Kalimashit – Morinë.
Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme keto
segmente rrugore nga dëbora, dhe po punohet për hapjen e tyre:
Qafë Mali – Dardhë, në zonën e Pukës
Qafë Thore – Theth, në zonën e Malësisë së Madhe
Tamarë – Vermosh
Bushtricë, Kukës – Kala e Dodës, Dibër.
Trashësia e dëborës në këto akse shkon nga 20 cm
deri në 50 cm.
Prezencë dëbore ka edhe në “Rrugën e Kombit” ku
mësohet se po punojnë borëpastrueset.
Komisionet e Emergjencave Civile në Qarqe dhe
Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile në MPB po ndjekin situatën duke
e shoqëruar me masa përkatëse në terren.