Reshjet e borës në Kukës, ndërhyn ushtria

562
Sigal

Një
divizion i ushtrisë, së bashku me disa mjete është vënë në dispozicion të
bashkisë së Kukësit.

Ka
qenë vet kryebashkiku bashkim shehu që i ka kërkuar kryeministrit Edi rama
gjatë një bisede telefonike, ndihmë për të përballuar situatën.


dispozicion të Bashkisë së Kukësit është vënë edhe një fadromë dhe një
gjenerator që do bëjë furnizimin me energji të njësisë vendore.

Fadroma
dhe mjetet e rënda të ushtrisë kanë nisur nga puna në zonat e thella të qytetit
verior për të hapur rrugët e bllokuara nga reshjet intensive të borës.

Është
rikthyer energjia elektrike në qytetin e Kukësit e ndërprerë që prej mesditës
së ditës së enjte për shkak të motit të keq,  si pasojë e një defekti në
linjat e transmetimit të energjisë, 110 kilovolt në Krumë të Hasit.

Specialistët
e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatorit të Sistemit
të Transmetimit kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur defekti, por deri tani
nuk është bërë i mundur riparimi.

Temperaturat
deri në minus 10 gradë nuk kanë favorizuar elektriçistët të cilët janë detyruar
që të ndërpresin punën për shkak të të ftohtit të madh.

Bora
arrin në 1 metër, duke lënë të bllokuar dhjetëra Njësi Administrative në Kukës,
Has e Tropojë.

Lartësia
e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash ku punojnë 8 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë.