Reshjet e borës në Dibër, disa njësi administrative të bllokuara

748
Reshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë natës kanë bllokuar disa njësi administrative në zonën e Dibrës.
Mësohet se në zonat e thella malore trashësia e dëborës arrin 35 deri 45 cm, ndërsa në zonat rurale të kësaj zone lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë në aksin rrugor Peshkopi-Tiranë lëvizet pa problem dhe nuk ka probleme në rrugë.
Sigal