Reshje shiu? Ja si pritet të jetë moti në fundjavë

617
Sigal

Fundjava parashikohet pa reshje shiu dhe me rritje temperaturash me disa gradë, në vlerat ekstramale.

RESHJET

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite (e premte dt.15) dhe nesër (e shtunë dt.16) nuk priten reshje në të gjitha qarqe.

TEMPERATURAT

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 6 / 17 °C
  • Në vendet e ulëta: 3 / 19 °C
  • Në vendet malore: 0 / 13 °C

ERA

Sot pasdite, era pritet të fryjë e mesatare deri e fortë, ndërsa nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin .

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite dhe nesër i gjithë vendi ndodhet në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje. /