Reshje shiu? Ja parashikimi i motit për sot 11 mars 2019

505
Sigal

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Pas mesditës do të kemi një zhvillim të vranësirave, fillimisht në zonat veriore dhe qendrore. Më pas vranësirat do të shtrihen në pjesën tjetër të territorit shqiptar, duke gjeneruar reshje të pakta në këto rajone. Edhe gjatë natës do të vijojmë me të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 2 deri në 21 gradë Celcius.

Era do të vijojë mesatare në zonat qendrore dhe jugore, por e fortë në zonat veriore, me një shpejtësi 35 kilometra në orë, në drejtimin kryesisht verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzimi 3 ballë.

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    9/14  re shi rrufe

Kukës    10/11  re shi

Lezhë    9/16  re shi rrufe

Dibër    6/10  re shi

Durrës    9/16  shi diell

Tiranë    10/18  shi diell

Elbasan    9/16  shi diell

Berat    5/18  re diell

Vlorë    8/19  re diell

Korçë    6/13  shi diell

Gjirokastër    2/17  shi diell

Sarandë    10/19  shi diell.