Reshje shiu e rënie gurësh, ARRSH njoftim për situatën rrugore: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

391
Sigal

Reshjet e dendura të shiut të rena gjatë natës dhe në vijim të paradites së sotme thuajse në gjithë territorin e vendit kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

ARRSH njofton se të gjitha akset janë të kalueshme normalisht, por për shkak të reshjeve janë konstatuar rënie gurësh në disa prej akseve.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore”- njofton ARRSH, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”- thekson ARRSH.