Reshje shiu e breshëri, përmbytet Tirana

508
Sigal

Reshjet e dendura të shiut në orës e pasdites, kanë shkaktuar probleme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të Tiranës. Trafiku është rënduar dhe sidomos në Unazë, duke sjellë radhë të gjata të makinave që presin për të kaluar. Semaforët kanë dalë jashtë qarkullimit dhe punonjësit e policisë rrugore e kanë pasur të pamundur të disiplinojnë qarkullimin e automjeteve. Sipas burimeve, ka pasur probleme në rrugën e Elbasanit dhe në atë të Dibrës në kryeqytet. Mësohet se ka pasur probleme në katet përdhese, ku ujërat kanë mbushur dhe bllokuar mjediset dhe njësitë tregtare përgjatë rrugës.