Reshje shiu dhe temperatura të ulëta? Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

497
Sigal

Deri në mesditë do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Për pasojë, vranësira të dendura dhe reshje shiu do të dominojnë në veri dhe zonat qendrore.

Mbrëmja dhe orët e natës paraqiten kryesisht me vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat qendrore ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë në ekstremin verior të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C në zonat malore deri 22°C në zonat e ulëta.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.