Reshje shiu dhe stuhi të izoluara? Ja parashikimi i motit për sot 24 maj 2019

140

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi të izoluara . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 10/21°C
Zonat e ulëta 14/25°C
Zonat bregdetare 14/24°C.