Reshje dhe temperatura të ulëta, çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditët në vijim

665
Fundjava pritet të jetë më shi dhe dëborë pothuajse në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb dita e sotme pritet të karakterizohet më shi me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore, por nuk do ketë përmbytje. Gjithashtu edhe e diela parashikohet të ketë një mot me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore në veri-qendër. Ndërkohë sa i përket fillim javës parashikohet mot i kthjellët dhe i ftohtë.
E SHTUNE: Kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore. Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore. Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumim 15 – 16°C.
E DIEL: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër. Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët. Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C.

E HENE: dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë!!


Sigal