Reshje bore dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

481
Sigal

Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Sipas IGJEUM në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore. Temperatura minimale në vendet malore do të jetë zero gradë.

Parashikimi i motit sipas IGJEUM

RESHJET

(E enjte, dt. 12) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në terrenet malore, në përgjithësi, reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

(E enjte, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 6 / 13 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C

ERA

(E enjte, dt. 12) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.