Rënie të temperaturave? Ja parashikimi i motit për sot

305

Edhe këtë fundjavë, Shqipëria do të “pushtohet” nga temperaturat e larta. Sipas meteo.al, moti i nxehtë do të ndihet kryesisht në veriperëndim të vendit.

Kanë mbetur edhe pak ditë nga vjeshta, prandaj pushuesit mund të shijojnë ende detin pasi në fundjavë temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë.

Ndryshimet do të vijnë në shtator. Sipas metereologut të Accuweather, Tyler Roys, sistemet e motit të keq, për shkak të lëvizjes së tyre të ngadaltë, mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Ballkan.