Rënie drastike temperaturash? Ja parashikimi i motit për ditën e nesërme

547
Sigal

Pas ditëve të tëra me diell dhe temperatura që kalonin 20 gradë celcius, rikthehemi sërish te moti me shi dhe temperatura të ulëta për stinën.

Siç raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë mbrëmjes dhe natës së sotme, ashtu edhe gjatë ditës së nesërme, i gjithë territori i vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Berat parashikohet që sasia e tyre të jetë më e madhe.

Sa i përket temperaturave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 14 °C

në vendet e ulëta: 9 /12 °C

në vendet malore: 3 / 9 °C

Për më tepër shihni grafikat e mëposhtme: