RENEA blindon Durrësin pas atentatit ndaj prokurorit Ndoja

120

Forcat e RENEA-s janë vendosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, për shkak të situatës të krijuar pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga Top Channel, mjetet e RENEA-s ndodhen në qytetin bregdetar.

Aktualisht gjendja në Durrës paraqitet e qetë, ndërsa më herët në spital ishte edhe Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila u takua me prokurorin e plagosur.

Makina me të cilën udhëtonte Arjan Ndoji, së bashku me dy persona të tjerë, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, u godit pasditen e sotme me breshëri plumbash pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Tiranë-Durrës. Të 3 personat morën plagë, por në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi i makinës, Andi Maloku.