RENEA aksion në Elbasan, në pranga punonjës të administratës

539
Sigal

Që prej orës 04:00 të mëngjesit forcat speciale të RENEA-s kanë nisur një aksion blic në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve mësohet se deri tani janë shoqëruar rreth 30 persona, ndërkohë që mes tyre ka edhe punonjës të administratës.

Ky aksion i RENEA-s po zhvillohet në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Informacionet lidhur me këtë operacion janë ende të rezervuara. Qëllimi I këtij operacioni është prangosja e elementëve me rekorde kriminale.