Rektor Qarri pushon pedagogen që e denoncoi

727
Dje, rektori i Universitetit të Vlorës, pushoi nga puna pedagogen e Fakultetit të Ekonomisë Znj. Edmira Cakrani, me arsyet nga më banalet që vetëm drejtuesve të këtij Universiteti mund ti shkojnë për shtat. Megjithatë tani ky është një fakt, por cilat janë më të vërtet arsyet e pushimit nga puna të pedagoges E. Cakrani? Pedagogia në fjalë, prej dy vjetësh denoncon në mënyrë të vazhdueshme çdo abuzim financiar, falsifikim apo shpërdorim të detyrës që ka kryer Rektori Albert Qarri, Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, etj. denoncime të cilat i janë drejtuar Kryeministrit Rama, Ministres së Arsimit, Nikolla, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Zyrës së Krimit Ekonomik etj. Me këto abuzime të rektorit të Universitetit të Vlorës Albert Qarri, publiku është tashmë i informuar, sepse janë bërë publike në mënyrë të përsëritur si në mediat e shkruara edhe ato vizive. Me anë të këtij veprimi ekstrem ndërmarrë ndaj pedagoges “rebele”, rektori Qarri kërcënon pedagogët, duke lënë të kuptuar që kur konstatoni gjëra të “jashtëligjshme”, nuk duhet as të flasësh, as të shikosh, e të dëgjosh (Kod ky që e përdorin për kërcënim organizatat mafioze). Rektori Qarri, në këto momente është i glorifikuar, sepse e glorifikojnë të paaftët, ata që nuk u është tharë akoma balta e Myzeqesë, e glorifikojnë ca gra-burra dhe ca burra-gra, që si bagëti i dalin në mbrojtje verbërisht, që me skenat e tyre u sjellin në mendje shqiptarëve vullnetarët e Enverit të vitit 1990, që me bustin dhe parullat në dorë nëpër Shqipëri, donin ti mbushnin mendjen pjesës tjetër të popullit se “Diktatori” ishte i “mire” dhe se ata ndiheshin të lumtur në atdheun e tyre socialist. Pra duke kërkuar kështu ringjalljen e kufomës… por kufoma nuk ngjallet më se është dekompozuar e qelbur erë. Rektori Qarri, duke u hakmarrë ndaj pedagoges E. Cakrani dhe duke e hequr atë nga puna, mendon se e zgjidhi problemin me ligjin dhe drejtësinë. Jo i nderuar Z. Qarri, për ty tani fillojnë problemet më të mëdha me drejtësinë. Ti ke disa vjet që abuzon me fondet publike të taksapaguesve të varfër shqiptarë, ti ke abuzuar dhe po abuzon me paratë e këtij populli të varfër, të këtij populli që i paguan taksat me gjak! Jo, e ke gabim se mund të të shpëtojë dokumenti amerikan, Amerika nuk mund të të strehojë dhe të mbrojë ty dhe nga shpërdorimet e detyrës e falsifikimet. E ke gabim se mund të çosh në Amerikë thasët me para që mbajnë erë korrupsioni. Ti dhe shpura jote e hajdutëve me këto që keni bërë dhe po bëni ja keni përbaltur imazhin këtij vendi, të cilin të parët tanë bënë çmos t`ja lartonin emrin, duke shkrirë të gjithë pasurin e tyre. S’keni pse kompleksoheni nga mbiemri Cakrani, s’keni arsye për tu hakmarrë primitivisht ndaj këtij mbiemri, duket se reminishencat e së kaluarës suaj po ju mundojnë ju “gjeneratat e reja”, që pretendoni se jeni. Ju në atë pak pjesë të mbetur të mandatit tuaj, nuk duhet tu përfshinte hakmarrja e verbër e njeriut meskin dhe të vogël, i cili si i mbyturi, kërkon të shpëtojë me çdo kusht atë krim që ka bërë, vjedhjen e parave të këtij populli taksapagues. Ti nuk ke asnjë lloj të drejte që të shkollosh djalin tënd në universitetet Amerikës me paratë e vjedhura këtij populli, vërtetuar së fundmi në media, ku prindërit e nxënësve shesin edhe lopën e vetme, vetëm për të paguar ato 150-200 Eurot (taks tuajat) për provim. Ti nuk mund të bësh pushime përrallore me familjen në Amerikë dhe anembanë botës, nën mburojën e konferencave dhe ftesave false me paratë e këtij populli të varfër. Se denoncoj këto, ti u hakmore ndaj pedagoges E. Cakrani, duke e pushuar nga puna, dhe mendove se duke pushuar pedagogen nga puna, nuk do të ketë më njeri të denoncojë abuzimet e tua financiare. E ke gabim, denoncimet ndaj jush do vazhdojnë dhe ato që ke vjedhur do ti kthesh, sepse janë parat e atyre njerëzve të varfër që mezi nxjerrin muajin me bukë, të gjitha vjedhjet dhe abuzimet e tua janë tashmë të dokumentuara, disa po hetohen nga prokuroria dhe disa të tjera do të shkojnë atje së shpejti, por këtë radhë nuk do ti mbyllësh dot duke bërë favore, sepse të ka filluar numërimi mbrapsht, dhe nuk do të mbrojnë dot as “Vullnetarët e Enverit”… Ndoshta i madhi Ali Asllani, kur ka shkruajtur “Maskarenjt” 100 vjet më pare, ndoshta të ka pasur parasysh edhe ty, por kjo nuk është në favorin tënd, sepse siç thotë ky njeri i madh: do vij koha do përdridhet/molla e kalbur jashtë do të hidhet…
Av. Kujtim Cakrani
Sigal