Sigal

Është arrestuar nga ana e Policisë Shpëtim Çekrezi, drejtuesi i shoqatës artistike Ferdinand Deda, që u denoncua pak ditë më parë në media për prostitucion.

Çekrezi mësohet se siguronte vajza me qëllim prostituimin  në Maqesoni. Denoncimi u bë publik në Fiks Fare, ndërsa akuza që rëndon mbi Çekrezin është ajo e shfrytëzimit të prostitucionit.

Shoqata funksiononte me emrin “Ferdinand Deda” e cila ishte  nën drejtimin e kryetarit Shpëtim Çekrezi. Ai nxirrte në rrjetet sociale njoftime për sekretare në Tiranë, por vajzat përfundonin si prostituta në Maqedoni.

Por drejtuesi i shoqatës nuk ishte një fytyrë e panjohur më parë. Ai kishte marrë pjesë në disa spektakle televizive dhe kishte njohje me VIP-at në vend.

Në faqen në Facebook të shoqatës janë publike fotot e kryetarit Çekrezi,i cili shihet nën praninë e disa këngëtarëve VIP e artistëve mjaft të njohur shqiptarë.

Lidhur me përdorimin e emrit të Ferdinand Dedës, reagoi ashpër dhe djali i tij Elton Deda, i cili u shpreh se do të bënte gjithçka që emri i të atit të tij të hiqej nga kjo shoqatë.