Rekord/ Në magazinën e Përmetit ka mbi 10 tonë kanabis, ishte bosh 2 javë më parë

589
Burime nga policia thanë për lapsi.al se në magazinën e zbuluar në fshatin Pagri të Përmetit ndodhen mbi 10 tonë kanabis. Lënda narkotike eshte gjetur e futur në disa thasë. Magazina u kontrrollua pak kohë më parë dhe rezultoi bosh. Policia thotë se ka ndaluar tashmë pronarin e magazinës që kishte firmosur një deklaratë për të mos u përfshirë në trafikun e drogës. Dyshohet se droga është mbledhur nga fshatrat përreth pas kontrrollit të policisë. Edhe disa persona të tjerë po merren ne pyetje per te pare nese kane lidhje me drogen. Në Operacion janë përfshirë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa dhe Policia e Përmetit.
Sigal