Regjistrimi në Universitete, MAS shtyn afatin deri në 1 nëntor

519
Sigal

Ministria e
Arsimit dhe Sportit ka shtyrë afatin e regjistrimeve në universitete deri në 1
nëntor. Disa nga fakultetet nuk kanë caktuar afat për regjistrimin e
maturantëve dhe kjo nënkupton se ky afat mund të shtyhet edhe pas datës 1
nëntor. Shkak për shtyrjen e afatit të regjistrimit janë bërë kuotat e lira në
universitete. Në datën 27 tetor ishte parashikuar mbyllja e procesit të
regjistrimeve, por duke parë mos plotësimin e kuotave afati është shtyrë. Janë
5 mijë kuota bosh në universitetet publike ende të paplotësuara. Gjithashtu
Ministria e Arsimit thotë, se edhe në universitetet private janë rreth
4500-5000 kuota të lira. Drejtori i Portalit të klasifikimit për maturantët, Arjan
Xhelaj thotë, se në universitet publike janë regjistruar 80% e maturantëve, pra
17 mijë studentë të rinj, ndërsa në universitetet private 35%, që do të thotë
4500 studentë.