Reforma në drejtësi, Raporti: Kushtetuesja jo efiçente, institucioni do reformohet

491
Gjykata Kushtetuese pritet të jetë një ndër insistucionet kryesore ku reforma në drejtësi do të veprojë pa mëshirë.
Këtë e konstaton analiza e hartuar nga përfaqësuesit më në zë të fushës dhe që përbën bazën ku do të mbështet kjo reformë.
Dokumenti analitik konstaton se Gjykata kushtetuese është një institucion joefektiv në mjaft raste për shkaqe që lidhen me ligjin organik dhe ndryshimin e formulës konsensuale të zgjedhjes së presidentit.
Reforma në drejtësi e cila nisi me prezantimin e një raporti voluminoz të hartuar nga eksperte vendas dhe ndërkombëtarë që asistojnë komisionin e ligjeve pritet të prekë gjithë hallkat e këtij sistemi.
Një prej tyre është dhe Gjykata Kushtetuese për të cilën në raport thuhet se një nga problemet me të cilat përballet aktualisht kjo gjykatë është eficensa. Zbatimi i ligjit organik të këtij institucioni ka evidentuar jo pak çështje problematike ne drejtim të eficensës dhe të qënies së saj një mjet eficent thuhet në raport.
Individët ,vijon dokumenti analitik, nuk mund të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese me çështje që nuk lidhen me procesin e rregullt ligjor dhe kjo pengesë kushtetuese nënvizon raporti nuk garanton efektivitetin e Gjykatës Kushtetuese.
Në jo pak raste qënien e Gjykatës kushtetuese si një mjet jo efektiv e kanë konstatuar edhe praktikat e gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Problemet e vërejtura në raport përsa i përket eficenses lidhen me
“Mungesën e nje procesi transparent për mbledhjen dhe seleksionimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës kushtetuese.
Vonesen e tejzgjatur në plotësimin e vendeve vakante të krijuara për shkak të dorëheqjses së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Mungesën e rregullave të qarta mbi bazën e të cilave funksionojnë procesi i emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të kritereve ligjore që duhet të përmbushin kandidatët të dëshmojnë për objektivitet dhe paanshmëri vendimarrëse.
Paqartësitë e ekzituese për çështje që i përkasin mandatit kushtetues.
“Bashkimi Europian -thuhet ne raport – e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin në lidhje me problemet mbi pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që nisin me procesin e emërimit të gjyqtarëve”
Nënvizohet me shqetësim se ndryshimi i formulës konsensuale të zgjedhjes së presidentit prek garancinë që duhet të japë presidenti në emërimin e këtyre gjyqtareve. Me këndvështrim kritik shihet edhe vendosja e shumicës së cilësuar për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasi nëse nuk gjendet konsensusi porcesi i zgjedhësve së tyre bllokohet.
Siç evidenton analiza e ekspertëve për sistemin e drejtësisë në kapitullin e Gjykatës Kushtetuese dukshëm pritet një furtunë ndryshimesh ligjore në këtë institucion. Vargu i gjatë i problematikës i garanton këto ndryshime.
Sigal