Reforma në Drejtësi, KMSH: Politika të gjejë rrugën e konsensusit

543
Me anë të një deklarate për mediat, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se pret nga politika që të votojë Reformën në Drejtësi dhe që palët të arrijnë konsensusin. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të punimeve për Reformën në Drejtësi.
Duke parë rëndësinë e kësaj reforme, KMSH shpreson që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje të gjithë klasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për Reformën në Drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror. Ne jemi përkrah çdo nisme e cila i shërben shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e KMSH.
Sigal