Reforma në drejtësi, ekspertë të Komisionit të Venecias sot në Tiranë

519
Një delegacion i Komisionit të Venecias do të mbërrijnë sot në Tiranë në një vizitë dyditore, gjatë së cilës pritet të diskutojë me autoritetet shqiptare mbi reformën në sistemin e drejtësisë.
Vizita e ekspertëve të Venecias vjen një javë pasi ky Komision mori në shqyrtim paketën e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar për reformën në drejtësi.
Komisioni i Venecias, një organ i specializuar i Këshillit të Europës në fushën e legjislacionit, pritet të japë një opinion për propozimet brenda muajit dhjetor.
Po ashtu, Komisioni do të vlerësojë dhe një numër amendamentesh të dërguara nga Partia Demokratike e opozites, por dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pjese e koalicionit te majte qeverises. Realizimi i reformës në Drejtësi konsiderohet një moment kyc per ecurinë e vendit në procesin e integrimit dhe në hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Sigal