Refik HASANI: Shqiptarët e Preshevës kërkojnë mbështetjen e Metës

527
Në mars të vitit 2010, në cilësinë e Kryediplomatit dhe zëvendëskryeministrit shqiptar Ilir Meta, ishte për vizitë në Beograd. Pra, kjo është vizita e dytë në Beograd dhe tani në cilësinë e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë. Shpresojmë që gjatë kësaj vizite ai të trajtojë edhe problemet e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë. Ndër këto, problemet më të rëndësishme që duhen trajtuar me homologët serbë, janë si më poshtë:
– Ndarja e buxhetit nga niveli qendror.
– Ndalimi dhe heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.
– Prapambetje dhe mungesa e investimeve në projekte kapitale.
– Mos lejimi i përdorimit të gjuhës, simboleve dhe flamurit kombëtar.
– Mos lejimi i themelimit të një universiteti publik në gjuhën shqipe.
– Mos respektimi i Referendumit të 1-2 mars të vitit 1992.
– Marrëveshja e Konçulit.
– Mospërfshirja e shqiptarëve në administratë, Gjykata, Polici dhe instancat lokale e qendrore në përpjesëtim me numrin e banorëve.
– Fshirja e adresave, heqja nga fletë votimet dhe librat amzë të qytetarëve të lindur në këto tri komuna. 
– Demilitarizimi i këtij rajoni, pasi kemi një bazë të shumtë ushtarake, me një arsenal të madh armatimi të përqendruar në lokalitete dhe vendbanime shqiptare të këtyre tri komunave, duke krijuar psikozë dhe frikë.
– Ndalimi i ngritjes së shtatores së heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në qendër të Bujanovcit .
Është obligim moral, kombëtar, institucional dhe mbi të gjitha obligim kushtetues që Shqipëria të mbështesë dhe investojë edhe për shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës. 
Sigal