Reagon Qendra Shqiptare kundër Terrorit në lidhje me ndalimin e punonjësit të saj

646
Sigal

Ka reaguar Qendra shqiptare kundër Terrorit në lidhje me dyshimet që ishin hedhur për kryetarët e kësaj qendre se merreshin me falsifikime dokumentesh, nisur nga një ngjarje e tre ditëve më parë ku një anëtar i kësaj shoqate është ndaluar nga policia në gjendje të pirë. Personi në fjalë, Gjergji Prençi, ka nxjerrë dokumentin e qendrës që nga policia u mor se ishte dokument i rremë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Qendra sot, duke thënë se ai dokument nuk ka qenë fals, nuk ka pasur të shkruar logon e Antimafias por vetëm logon e vetë qendrës. I pyetur nga forcat e policisë, zoti Ylli Toska një nga drejtuesit e Qendrës, në lidhje me kartën e përdorur nga Gjergji Prençi, ka deklaruar se karta nuk është false por e dhënë sipas normave të Qendrës. Nisur nga kjo, në një takim që vetë Qendra ka pasur me efektivët e policisë lidhur me këtë ngjarje, ku kanë dhënë dëshminë e tyre për personin në fjalë, i cili nuk është arrestuar por vetëm është ndaluar, duke u lënë i lirë që të nesërmen, u tha se dokumenti nuk ishte i falsifikuar por i ligjshëm. Anëtari në fjalë, Gjergji Prençi, do të përgjigjet sipas ligjit të Kodit të Etikës për keqpërdorim të kartës. Nga Qendra u theksua vazhdimisht se personi në fjalë nuk është terrorist, siç u cilësua ditë më parë, por sepse po të ishte i tillë nuk do të lihej i lirë. Kreu i kësaj qendre, zoti Maksim Ferra tha se i takon policisë që të saktësojë të vërtetën duke vënë para përgjegjësisë fajtorët e vërtetë dhe shkelësit e ligjit në këtë çështje