Reagon Hysa: Shkarkimi im i palgjshëm, skemë politike e mirëmenduar

50

Menjëherë pas urdhrit për shkarkim, Hysa në një reagim për mediat, është shprehur se për sa kohë ka një vendim të Gjykatës Administrative për rikthimin e tij në punë, shkarkimi nga detyra është i paligjshëm. “Asnjë vendim administrativ nuk mund të merret mbi këtë bazë. Kjo ngutje e ministres, në vazhdim të ngutjes së rektorit të komanduar, tregon për një skemë politike të mirëmenduar (edhe pse shkelet çdo ligj) për të kapur institucionet edhe pse në krye të tyre ka autoritete të zgjedhura me votën e lirë”. Përmes këtij reagimi, Hysa sjell në vëmendje dhe situatën e djeshme kur u ndalua të hyjë në zyrën e tij në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë. “Refuzimi arrogant i rektorit dje, duke penguar hyrjen e dekanit në fakultet nga roje të përforcuara, edhe pse vendimi i Gjykatës e kthen në detyrë, implikojnë edhe Ministren e Arsimit”. Më herët, me një vendim të 21 Korrikut, Gjykata Administrative vendosi pezullimin e urdhrit të rektorit të Fakultetit të Mjekësisë, deri në zgjidhje përfundimtare të kësaj çështjeje.