Sigal

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares së News24, Arta Marku.

Përmes një reagimi, Arta Marku shpreh shqetësimin për sulmin dhe thotë se mbështet hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”, thuhet në reagimin e kryeprokurores.