Reagon ambasada dhe ministria e Jashtme çeke

86
Ministria e Jashtme e Çekisë në një reagim për vrasjen e dy turistëve çekë shprehet se, dy viktimat janë nga qyteti Bohemia. “Çështja po hetohet si krim, me shumë mundësi ata janë vrarë. Ata u gjetën mbrëmjen e kaluar në makinën e tyre në veri të Shqipërisë afër qytetit të Shkodrës, që tërheq shumë turistë”, tha zëdhënësi, Michael Lagronova, i cili tha se së pari duhen lajmëruar të afërmit për ngjarjen.
Ministria e Jashtme dhe Policia kanë lajmëruar familjarët dhe janë këshilluar të kontaktuar me ambasadën çeke në Tiranë. Ambasada po negocion me për transportimin e trupave në vendlindje. “Ende nuk është e mundur sepse policia po heton çështjen”, tha zëdhënësi.
Ndërsa në një reagim të ambasadës ceke në Tiranë, ambasadorja Radka Calabkova shprehte se kemi të bëjmë me një incident të izoluar. “Një tragjedi dhe incident i izoluar. Policia shqiptare po heton çështjen dhe ne po marrin informacion gradual prej tyre”, thotë Calabkova.
Ajo thotë se zona ku u vranë turistët është shumë. “Është një vend shumë i vizituar, që tërheq shumë turistë nga Çekia dhe Polonia”, shprehet ambasadorja. Sipas saj nuk kemi të bëjmë me grabitje.