Reagimi për korrupsionin – Sokol Dervishaj shkarkon punonjësit që merrnin ryshfet për kolaudim

544
Sigal

Gazeta Telegraf/ Pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare”, ku punonjësit shfaqeshin duke
marrë para për të kaluar një makinë në kolaudim. 
Ministria e Transportit ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të dy punonjësve të SGS në Durrës dhe Lushnje.


Përveç
shkarkimit, Ministri Sokol Dervishaj, i kërkoi kompanisë SGS t’i kallëzojë
penalisht punonjësit e përfshirë në video.


Për
të kaluar kontrollin teknik të automjetit në Qendrën e Kontrollit Teknik të
automjeteve në Lushnje mjaftonin 4900 lekë në taketuken e makinës dhe 2 mijë
lekë bakshish për rojën sekser, edhe nëse makina ka defekte.