Reagimi pas incidentit me tragetin, Transportet: Pas inspektimit, masa për licencën

527
Në lidhje me situatën e krijuar nga trageti i linjës Ancona-Durrës ka reaguar edhe ministria e Transportit, sipas së cilës është ngritur një grup pune për inspektim dhe më pas do të merren masa për licensim.
Në një reagim të kësaj ministrie thuhet se në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar rritja e standardeve të sigurisë. “Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duhet të bëjnë inspektim të detyruar të tragetit. Po ashti një grup i posaçëm do të investigojë ngjarjen në tragetin Acona-Durrës dhe pas inspektimit do të merren masa për liçencën.”
Sigal