Reagim i shoqatës atdhetare-kulturore“Labëria”, Vlorë për Dhërmiun

643
Nga gjyshërit kemi dëgjuar një fjalë të urtë: “Nga vatani i lig ikë, nga gjitoni i lig mos ki frikë”. Ne, shqiptarët e Labërisë vatanin e kemi të mirë dhe nga gjitoni s’kemi frikë. Në qoftë se Andreas i Konicës thotë se “ka kapedanë Spiro Milo të tjerë” i themi: Labëria ka qenë e mbetet këtu. E ka shpallur dhe e quan Spiro Milon tradhëtar, sepse ka tradhëtuar vëllezërit e tij labër të Himarës. I madh e i vogël është i bindur se kundërshtari të godet atje ku ke pikat më të forta. Dhe më të fortë ne, shqiptarët kemi bashkëjetesën fetare – e demonstruar në shekujt e kaluar dhe e freskuar në shekullin e ri. Aq e vërtet kjo sa jemi në fshat, krahinë, rajon dhe komb, por brenda në familje kemi një liri besimi e respekt ndërreciprok, sa s’e dallon dot krishterin nga myslimani, se festojmë bashkë. Këtu fle lepuri i Sebastianos, Andreas atje në Greqinë fqinje dhe Janullatusit në Tiranë, i cili me rrason e tij të ëngjëllit realizon detyrat e djallit.
Nuk donim të angazhoheshim në një turne të tillë, por janë personalitet të Labërisë që nga Amerika, si Prof. Dr. Eshfref Ymeri nga Kanadaja, nga Belgjika, nga Anglia dhe shumë labër që janë në Greqi e Itali, që na kërkuan të reagojmë. U konsultuam me shumë intelektualë të Vlorës, Himarës dhe tërë Labërisë dhe të gjithë një zëri u shprehën: “Ne dimë ta respektojmë fqinjin si mik dhe e kemi treguar me aktet tona humanitare, saherë janë ndodhur në rrezik, veçse, kur kërkon të fus hundët në punët e brendshme e themi: “E ke vendin te shtroi i qënit”! E thotë dhe tradita dokesore, e këndon në kënëg: “Ne mikut i themi hajde,/ po zot shtëpie s’ e bëjmë!”
Sa për marrëdhëniet e shqiptarëve me minoritetet greke janë faktet krejt ndryshe nga ato që raporton Janullatusi dhe propagandon Andreasi i Konicës.
Kujtojmë me qindra intelektualë dhe kuadro minoritarë që kanë kontribuar dhe që kanë drejtuar deri dikastere qendrore; kujtojmë Vitori Çurin (“Heroinë e Punës”, deputete, pastaj nënkryetare e Kryesisë së Kuvendit Popullor ); kujtojmë Vangjel Dulen, nënkryetar i Parlamentit Shqiptar, por që mori detyra shtëpie të vështira që s’ka për t’i realizuar kurrë, se vetë të tijtë i kthyen krahët, sepse me ato që pretendon, do të nxijë jetën e atyre minoritarëve që kanë gjetur paqen me shqiptarët.
Konstatojmë një sekret të Janullatusit, se po i dhe gishtin, ai s’të rrëmben dorën, por të gëlltit gjithë trupin. E në qoftë se oreksi i është shtuar ndaj Labërisë i themi: Jemi kockë e fortë, të ngecim në grykë, mbytesh kur do ta gëlltitësh, prandaj mos mashtro me pretendime pasardhësit shërbëtorë të tu në Himarë e Greqi.
Të ngritëm lapidarë në Bularat dhe në Kosinjë. (Ndërkohë, sa kalojmë në Qafë të Llogorait për në Bregdet, në celular, nga AMC e Vodafon, na vjen mesazhi absurd mirërsevini në Elladhë! [Dhe anglisht, pa le!]. Ç’janë këto profka!? Po s’u ngope, o Jano?!…Do akoma? Ne, shqiptarët themi: Njeriu që bën tamà, humbet dhe atë që ka. Jemi të bindur që do ta humbasësh atë që ke. Shqiptarët, që të prunë aty ku je, duhet të ndihen të penduar, duhet të korrigjohen në mënyrë të ndërgjegjshme, duke ta zhveshur paqësisht rrason e kishës shqiptare; në rast të kundërt, vet’ zoti do krijojë premisa që të ikësh i turpëruar.
Sa për kërcënimet që ti, i pacipi Andreas i Konicës i bën Kryeministrit tonë Edi Rama, po të themi: mos e kruaj me fik deti, se do të përcëllojë shumë (po përdorim jashtë dëshirës fjalorin vulgar, se kurrë nuk e mendonim që qeveritarë, fetarë e kojdiu se çfarë kërcënojnë deri në ekstrem, që na kujtojnë Spiro Milon.
Atëhere, ju kujtojmë Ali Pashanë, ju kujtojmë Bubulinën, ju kujtojmë Zenel Gjolekën e Selam Hasanin, Gjikë Thanasin e të tjerë kapedanë… Ju kujtojmë 2 Gushtin 1949; ju kujtojmë 1968 – ën, kur dolëm nga Traktati i Varshavës; ju kujtojmë, të nderuar gjitonë, se bilanci për t’u treguar trim flet në favorin tonë. Por ne, shqiptarët e shekullit të ri quajmë trim sot ata politikanë, ata misionarë që dinë të realizojnë paqen, zvillimin dhe dashurinë midis popujve dhe jo urrejtjen parake që kërkoni ju.
Se çfarë do të bëhet me kishën e Dhërmiut e dinë vet banorët e atij fshati. Edhe ata hallexhinj që u nënshtrohen për 360 € e kuptuan më në fund se verbëria e qarqeve greke (“vorioepiriote”) ishte që me çdo kusht të realizonin helenizmin u plasi si minë me sahat nga vetë kriza që ka brenda.
Sa për përrallat që neofashistët e rinj grekë e paraqesin Himarën dhe Labërinë Greqi, vet’ kjo trevë ka potenciale, historianë e fakte historike, që jo vetëm nga Nilo Catalano i viteve 1600 [1630 – 3.06. 1694], por edhe më parë Himara dhe Labëria kanë qenë e janë Shqipëri.
Gjuha me të cilën u foli kryeministri Rama është gjuha e popullit shqiptar dhe për këtë ne krenohemi, si labër e shqiptarë që jemi, si pjesë e së tërës; ne e përgëzojmë dhe e mbështesim që jo vetëm si diplomat, por si burrë shteti i kombit të vet foli shqip, spjegoi si shqiptar e pastaj si kryeministrër mbajti qëndrim të prerë, e jo si zvarranikët e tjerë që dhanë tokën, dhanë ajrin, shitën detin.
I falënderojmë gjithë ata shqiptarë që në këto moment reagojnë në favor të kombit tonë.
Për Shoqatën Atdhetare – Kulturore “Labëria”, Vlorë
Albert HABAZAJ Sekretar
 Ahmet DEMAJ Kryetar
Sigal