Reagim i “San Leon Durrës BV” dhe 15 pyetje drejtuar nga “Telegraf”

1169
Në adresë të “Telegraf”, në datën 4 tetor 2015 ka ardhur një letër e firmosur nga përfaqësuesi i zyrës avokatore “Tonuçi”&Partners” në Tiranë, avokat Enklid Milaj, nëpërmjet të cilës, duke përdorur shantazhin ultimativ, të dokumentuar tashmë në letrën dërguar gazetës, kërkon nga ajo, që brenda 5 ditësh të bëjë përgënjeshtrim për shkrimin e botuar. I kujtojmë njeriut të drejtësisë avokat Milajt, se media sidomos “Telegraf” nuk funksionon me shantazhe, në rastin konkret afatet dhe detyrimet i vendos vetëm gjykata me vendim të formës së prerë e jo ata që kanë ardhur në Shqipëri nëpërmjet “dyerve” të “brendshme”. Sa për kujtesë të opinionit dhe të mbrojtësit të firmës “San Leon Durrës BV”, shkrimet kanë trajtuar misterin dhe abuzimet e plota në lidhje me licencimin dhe zbatimin e detyrimeve kontratuale prej firmës “San Leon BV, Durrës” e cila nuk kryen vetëm aktivitet kërkimi në det, por dhe prodhimi, kjo e saktësuar në VKM Nr. 562, datë 27. 8. 2004, që miraton e marrëveshjen me ndarje prodhimi (Citon gazeta: Me ndarje prodhimi), ndërmjet Ministrisë së Industrisë, përfaqësuar dhe firmosur nga ministri Viktor Doda dhe shoqërisë OMV (ALBANIEN) Adriatic Sea Exploration GmbH Lundin Netherlands BV GmbH e Lundin Netherlands B.V., por që nuk është firmosur nga asnjë person përfaqësues i kësaj firme, siç e kërkon ligji i çdo kontrate qoftë edhe dhënie shtëpie me qira (besoj se avokati e njeh Kodin Civil), botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 66, datë 21 shtator 2004, me objekt “Për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në bllokun “Durrësi” në detin shqiptar. Po kështu “San Leon”, vazhdon këtë aktivitet kërkimi e prodhimi hidrokarburesh në detin e Durrësit (citojmë vetëm në Durrës) edhe me VKM Nr. 588, datë 30. 05. 2013, botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 126, datë 31 korrik 2013, i cili miraton marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “San Leon Durrës BV” për ndarje prodhimi (Citon gazeta: Me ndarje prodhimi), ndërkohë që ju në reagimin tuaj, specifikoni se jeni vetëm me aktivitet kërkimi, mirëpo ja, që vendimet e qeverisë dhe marrëveshjet që ju keni pranuar e firmosur, përcaktojnë “ndarje prodhimi”, dmth prodhim hidrokarburesh! Kujtojmë, që kjo marrëveshje është firmosur në datën 16. 07. 2013, nga Ministri Ekonomisë Florion Mima dhe për “San Leon” nga Ervin Lula, kur ligjërisht duhet firmosur nga drejtues të shoqërisë “mëmë”, mbasi është kontratë koncesionare qeveri-kompani koncesionare e jo shit-blerje tubash shpimi nga tregtarë. “Telegraf”, në respektim të transparencës e të drejtës së plotë të kujtdo, për të publikuar qëndrimin e vet pas çdo shkrimi të botuar, duke mos hequr asnjë “presje” nga reagimet që dërgohen në gazetë, po e boton të plotë reagimin e avokat Enklid Milaj, shprehur në mbrojtje të klientit të tij, shoqërisë “San Leon Durrës BV”. Duke qenë, se avokat Milaj kërkon që “Telegraf” të “përgënjeshtroj” shkrimin e botuar, pa paraqitur asnjë provë dokumentare që të vërtetojnë të kundërtën e atyre që publikohen në gazetë, ne po i drejtojmë sot 15 pyetje, për të cilat, avokat Enklid Milaj, si përfaqësues ligjor besoj se do ta ketë informacionin prej klientit të tij “San Leon Durrës BV” e do të përgjigjet.
Redaksia “Telegraf”
———————————————————————————————————–
Ja 15 pyetjet e “Telegraf”
1. Ju si “San Leon Durrës BV”, deklaroni se ushtroni aktivitet me VKM Nr.562, datë 27.8.2004, autorizuar prej shoqërisë “San Leon Energy” me qendër në Irlandë, kur sipas këtij vendimi, të drejtën për të bërë kërkim e ndarje prodhimi në detin e Durrësit e ka marrë kompania OMV (ALBANIEN) Adriatic Sea Exploration GmbH”, kompani Austriake, zyra e regjistruar e së cilës ndodhet në Gerasdorferstraße 15 1,1210 Vienë, Austri quajtur “OMV” dhe Lundin Netherlands B.V., një kompani e organizuar dhe që ekziston sipas ligjeve të Holandës, zyra e regjistruar e së cilës ndodhet në Amaliastraat 3-5, 2514 JC, Hagë, Holandë e quajtur “Lundin” është e mundur që tashmë shfaqet emër tjetër në detin e Durrësit?
2. Ju thoni, se “de jure”, keni nisur aktitvtet në detin e Durrësit, më 31 janar 2011, po “de fakto” sa vite keni punuar pa të drejtë dhe pa bazë ligjore?
3. VKM Nr.562 për ta drejtën e ushtrimit të aktivitetit kërkues-prodhues në detin e Durrësit është marrë në datën 27. 8. 2004 dhe ka hyrë në datën datë 21 shtator 2004, ditën kur është botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 66, ndërsa marrëveshja çuditërisht është nënshkruar në datën 27. 05. 2004, pra 2 muaj përpara hyrjes në fuqi të VKM, a ka ndonjë shpjegim ligjor ky abuzim?
4. VKM Nr. 588, datë 30.5.2013, për kalimin në fazën e tretë të kontratës ka hyrë në fuqi, ditën kur është botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 126, datë 31 korrik 2013, por “”San Leon” e ka nënshkruar marrëveshjen në datën 16 korrik 2013, pra 15 ditë më shpejt se hyrja në fuqi e VKM, a quhet abuzim ligjor ky zoti avokat?
5. Sipas kontratës, firma për çdeo vit duhet të investoj 35 mijë dollarë për kualifik9in e punonjësve, a e ka bërë këtë investim të detyrueshëm, me cilin institucion kualifikues e ka bërë, kur dhe kur?
6. Sipas kontratës, firma duhet të menaxhoj mbetjet e akitivitetit në det, a i menaxhon, ku i evadon, ku i asgjëson, a ka mi9ratim nga komuniteti dhe a ka dokumente me filmime faktike, siç e parashikon ligji? Cila ëhstë dosja e garancisë mjedisore, me të cilën keni marrë lejen e mjedisit dhe a ka një dokumentacion të tillë?
7. Në marrëveshjet e datës 27. 05. 2004 dhe të datës 16 korrik 2013, neni 11 është pa tekst me shënimin “lihet qëllimisht bosh”, çfarë fsheh ky nen dhe a quhet shkelje e rëndë ligjore e qëllimshme zoti avokat?
8. A mund të publikoni transaksionin e të drejtës së ushtrimit të aktivitet sipas kontratës së datës 31 janar 2011, kur edhe keni nisur të punoni “me ligj” dhe përse nuk publikohet kjo kontratë?
9. Kush është firma “Beach Energy” dhe me çfarë t6ë drejte ligjore kontraktuale është futur në këtë aktivitet që ka emrin “”San Leon Durrës BV”?
10. A ka “San Leon Durrës BV”, detyrime të pashlyera të taksës TVSH?
11. A i paraqet firma “San Leon Durrës BV” rregullisht bilancet në QKR dhe cilët janë ekspertët e saj kontabël?
12. Sipas VKM Nr. 562, datë 27. 8. 2004 dhe VKM Nr. 588, datë 30.5.2013 firma “San Leon Durrës BV” ka të përcaktuar edhe me hartë edhe me koridnata detare që dueht të ushtroj aktivitet vetëm në bllokun detar Durrës, me çfarë të drejte çon sondat edhe në Zvërnec, kur koncensionet e burimeve natyrore strategjike mi9raothen vetëm me ligj parlamenti e jo me urdhra ministrash, apo shkresa të AKBN?
13. Çfarë lidhje keni ju si “San Leon Durrës BV” dhe a janë sipas marrëveshjes me kuadër të lejuar ligjor si veprime të bëra nga ju, ose nga “mëma” juaj në Islandë, me këto shkresa zyrtare: Me letrën e AKBN-së më datë 27 maj 2004 dhe nr. prot. 596, që miraton transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga OMV-ja (shqiptare) Adriatic Sea Exploration GmbH tek Island Rockall JV Limited, me njoftimin e transferimit me datë 28 shtator 2007 për transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Island Rockall JV Limited, tek Island International Exploration BV, me njoftimin e transferimit me datë 31 tetor 2007 për transferimin e 50% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Lundin Netherland BV, tek Island International Exploration BV, me letrën e AKBN-së me datë 11 mars 2008 dhe nr. prot. 525, që miraton transferimin e 25% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Island International Exploration BV (aktualisht San Leon Durrësi B.V., pas ndryshimit të emrit më 13 shtator 2011), tek Beach Petroleum Limited, që sipas njoftimit me datë 11 janar 2010 ndryshon emrin në Beach Energy Limited, me letrën e AKBN-së më datë 16 shkurt 2012 dhe nr. prot. 1150, që miraton transferimin e 25% të interesave në bllokun e Durrësit (në det) nga Beach Energy Limited, tek San Leon, por edhe me shumë letra të tjera të cilat “Telegraf” i disponon të plota. 
14. Në marrëveshjen e ndryshuar të datës datën 16.7.2013, juve u është përcaktuar kështu: Kontraktori ka të drejtën ekskluzive, të kryejë operacione hidrokarbure në Zonën e Kontratës (Durrës), me çfarë ligji futeni në Zvërnec?
15. Në kontratë, në nenin 4.1 , thuhet kështu: Në qoftë se në përputhje me nenin 6.7 (i) Kontraktori është angazhuar të shpojë një (1) pus të detyrueshëm gjatë periudhës së parë të kërkimit dhe vendos të hyjë në periudhën e dytë të kërkimit, atëherë kontraktori do të heqë dorë nga 35% të sipërfaqes së zonës së kontratës në përfundim të periudhës së parë të kërkimit, firma “San Leon Durrës BV””, me VKM Nr. 588, datë 30.5.2013, me marrveshjen e nënshkruar në datën 16 korrik 2013, ka hyrë në fazën e dytë, a ka hequr dorë nga 35% e sipërfaqes së zonës të kontratës?
——————————————————
Kërkesë për përgënjeshtrim
Me anë të kësaj letre, në emër dhe për llogari të klientit tonë, kërkojmë prej Jush që (a) të merrni të gjitha masat e nevojshme për të publikuar përgënjeshtrimin e artikullit të datës 29 09.2015 brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e kësaj kërkese, duke pranuar shprehimisht se faktet e përmendura në të nuk i përgjigjen realitetit (b) si dhe përgënjeshtrimit në fjalë t’i rezervohet e njëjta hapësirë dhe ekspozimnë faqe të parë sikurse artikullit të sipërcituar në dëm të Shoqërisë. Në publikimin e artikullit përgënjeshtrues, kërkojmë të publikohen faktet e përshkruara në Aneksin A të kësaj letre të cilat pasqyrojnë me vërtëtësi realitetin.
Shpresojmë në bashkëpunimin Tuaj të shpejtë dhe efikas. Në të kundërt, rezervojmë të drejtën për të proçeduar në mënyrë ligjore (a) për shpërblimin si të dëmit pasuror dhe atij jopasuror të parashikuar nga legjislacioni në fuqi të pësuar nga Shoqëria si dhe (b) për të denoncuar pranë organeve të ndjekjes penale botuesin, Z.Klaus Çiraku, drejtorin, Z. Ëngjëll Musai si dhe artikullshkruesin Z Përparim Halili, pasi sjellja juaj integron tërësisht ekstremet e veprave penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”. Gjithashtu, për faktet e mësipërme do informohet edhe Unioni i Gazetarëve dhe çdo organ tjetër disiplinor kompetent për marrjen e masave disiplinore përkatëse për thyerjen nga ana juajtë Kodit Etik te Medias Shqiptare. Është evidente që shkaku i çfarëdolloj vonese në lidhje me sa më sipër, pavarësisht nga motivi, është i gazetës “Telegraf” dhe përgjegjësia ligjore bie personalisht mbi secilin prej Jush. Nga ana jone Ju konfirmojmë se, edhe pse dosja për te bere kallëzimet dhe padite përkatëse është bere gati prej Studios tone, do te ngelemi ne pritje te qëndrimit tuaj deri ne afatet e sipërpërmendura. Mbetemi në kontakt për çdo sqarim. Në vijim të dhënat tona të kontaktit:
Av. Enklid MilajTonuçi & Partners
Rr. Abdi Toptani – Torre Drin, Kati II
Tiranë (Albania)
Tel: + 355 4 2250711/2/
——————————————-
Ja provat kundër, që paraqet “San Leon Durrës BV” në “Telegraf”
– San Leon Energy Pic është një shoqëri e regjistruar në Dublin, Irlandë, me kapital prej Euro 100,000,00 një qind milion dhe është e listuar në bursën e Londrës, duke i përmbushur të gjitha detyrimet e transparencës të parashikuara nga London Stock Exchange dhe legjislacioni përkatës.
– San Leon Energy Pic ka marrë kontrollin e bllokut Durrësi (në det) në Maj 2010, nëpërmjet cedimit (farm in) së tij në favor të saj nga Island Oil and Gas pic. Cedimi i blllokut dhe marrja përsipër i detyrimeve në lidhje me të (nëpërmjet transaksioneve të farm out/ farm in ) çshtë një praktikë e njohur ndërkombëtare dhe e kryer në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm në Republiken e Shqipërisë.
– San Leon Energy Pic operon në Shqipëri nëpërmjet degës së saj San Leon Durrësi BV në përputhje të plotë me legjislacion shqiptar.
– KNP-ja ka qenë e pezulluar deri në Janar 2011, në pritje të miratimit të VKM-së në lidhje me ndryshimet në Taksën e Rentës Minerare.
– Gjatë periudhës Mars/Prill 2011, San Leon së bashku me partnerin Beach Energy rregjistruan 840 km2 sizmik3-dimensionale me një kosto të përafërt me 10 milione dollarë amerikan. Ky është studimi dhe regjistrimi sizmik më imadh i bërë deri më sot në Shqipëri. Më tej, bashkëpunimi midis disa operatoreve në disa segmente të fazave kërkimore (në rastin konkret San Leon dhe Beach Energy) është një praktikë e domosdoshme në oil and gas e cila, nga një anë, shërbën për të krijuar sinergji, nga ana tjetër për të ndarëriskun midis operatorëve.
– Në Nëntor 2011, San Leon i ka komunikuar AKBN-së kalimin në Periudhën e Dytë të Kërkimit duke i kërkuar një vit shtesë për të plotësuar të gjithëprogramin e punës në bllokun Durrësi (në det). Motivet substanciale të kësajkërkese ishin si më poshtë:
(i) San Leon ka marrë, de jure, kontrollin e bllokut vetëm në 31janar 2011;
(ii) të dhënat sizmike të rilevuara nga San Leon në këtë bllok janë dyfishi i sasisë së përcaktuar në KNP;
Sigal