Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, fitore e pamohueshme e Presidentit Macron

557
Diana Skrapari

Emmanuel Macron, i zgjedhur President i Francës më 7 Maj 2017, morri një shumicë absolute për partinë e tij të re La Republique en marche! me 308 vende në një votim të raundit të dytë me një shkallë të lartë abstenimi, me mbi 57% abstenime. Modem, aletate e La Republique en marche! mori 42 deputetë, pra shumica presidenciale ka 350 përfaqësuesve të zgjedhur. Partia e djathtë Les Republicains është forca e dytë e legjislaturës për 2017-2022 me 113 deputetë (131, duke numëruar partitë aleate), ndërsa partia socialiste, që kishte mazhorancën në periudhën 2012-2017 morri 29 vende (34) me aleatët. Me 17 të zgjedhur. Les insoumis (Të panënshtruarit) janë në gjendje për të krijuar një grup parlamentar, që nuk është rasti i Frontit Kombëtar dhe tetë anëtarëve të tij. Më shumë se një e treta e deputetëve në parlamentin e mëparshëm nuk janë përfaqësuar si konsekuencë e zbatimit të ligjit për mos-mbledhjes se mandateve për sa i përket shumicës së parlamentarëve. Asambleja Kombëtare e rinovuar fuqimisht tani ka 223 gra ndaj 155 grave në legjislaturën e kaluar. Në legjislaturë e mëparshme, Partia Socialiste dhe aleatja e saj Partia e Majtë Radikale kishin mazhorancën në Asamblenë Kombëtare të periudhës 2012-2017, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012, me 39.9% të arritur që në raundin e parë. Ky total përfshin 1.65% të Partisë së Majtë Radikale dhe 5.46% të Evropë Ekologji të Gjelbërit, të cilët morën 17 deputetë dhe ishin në gjendje për të formuar një grup parlamentar. Prapa 39.9% të shumicës socialiste ishin 34.7% e të djathtës parlamentare të udhëhequr nga Jean-François Cope, me 13.6% të Fronit Kombëtar të Marine Le Pen dhe 6.9% të Frontit të Majtë të Jean-Luc Melenchon. Modemi morri vetëm 2 deputetë, me 1.77% të votave.

Kush mund të kryesojë Asamblenë Kombëtare?
Ai është konsideruar si personazhi i katërt i shtetit sipas protokollit. Zëvendësimi i Claude Bartolone, President i Asamblesë Kombëtare do të bëhet nga parlamentarët e zgjedhur më 27 qershor. Me një shumicë presidenciale në Asamble, shumë do të donin që dikush nga Partia La Republique en marche! e Presidentit Macron të zgjidhet. Siç theksohet në “Huffington Post”, kjo do të përjashtonte Thierry Solere dhe Laure de La Raudière, dy republikanë të afërt me Bruno Le Maire, emri i të cilit doli rregullisht para raundit të dytë të parlamentare 2017. Siç e vlerëson Benjamin Griveaux, zëdhënës i La Republique en mache!: “Ne kemi nevojë për dikë që ka pak përvojë parlamentare.” Pra, jo një fillestar. Kjo përjashton shumë anëtarë të shumicës presidenciale. A do të kemi një Presidente të Asamblesë? Kjo do të ishte një risi në kuadër të Republikës së Pestë.

Asambleja e re ka më shumë gra dhe është më e rinuar
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative të 2017, konkluzioni është i qartë. Asambleja Kombëtare ka ndryshuar rrënjësisht fytyrën e saj. Kështu, 224 gra do të ulen në Asamblenë Kombëtare, gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo është hera e parë që do të ketë më shumë gra në Asamble. Në vitin 2012 ato ishin vetëm 155. Nga ana e moshës gjithashtu, ka një ndryshim të rëndësishëm. Mosha mesatare është ulur nga 54 vjeç në vitin 2012 në 49 vjeç. Tani ka tridhjetë të zgjedhur nën 30 vjeç ndaj kundër një të vetme (Marion Marechal-Le Pen) në vitin 2012. Në mënyrë të ngjashme, numri i anëtarëve mbi 60 vjet është përgjysmuar; 210 në vitin 2012, me më pak se njëqind në vitin 2017, siç konstatuan France Televisions.

Deputetja që u zgjodh me 100% të votave
Megjithëse ajo nuk ishte pjesë e katër deputetëve të zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative të 2017, Anne Blanc, kandidate e La Republique en Marche! mundi të zgjidhet me 100% të votave në rrethin e 2-të Aveyron, të dielën e raundit të dytë të zgjedhjeve dhe për shkak se kjo deputete me formim infermiere ishte kandidati i vetëm në listë. Kundërshtari i saj i djathtë hoqi dorë nga pjesëmarrja në zgjedhje në raundin e dytë.

Edouard Philippe dha dorëheqjen si Kryeministër
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative 2017, Kryeministri paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij. Edouard Philippe u riemërua menjëherë nga Emmanuel Macron. Ai do të formojë një qeveri të re deri të mërkurën.

Marine Le Pen nuk e humbni shpresën se mund të krijojë një grup parlamentar
Presidentja e Frontit Kombëtar mbajti një konferencë për shtyp në Henin-Beaumont për të folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Asaj i erdhi keq që Fronti Kombëtar nuk kishte 15 deputetë për të krijuar një grup parlamentar. Por, megjithatë me 8 deputetëve të Frontit Kombëtar, Marine Le Pen nuk e ka humbur shpresën për të bindur disa deputetë të tjerë të zgjedhur të Asamblesë për të përmbushur numrin e caktuar për të krijuar një grup parlamentar: “Ne kemi grup sot, por asgjë nuk thotë se ne nuk do të kemi nesër […]. unë nuk e humbas shpresën për të realizuar këtë objektiv se në muajt e ardhshëm mund të kemi një grup në Asamblenë kombëtare që do të jetë një grup ku ne jemi dakord për dy, tre linja kryesore, duke ruajtur secili pavarësinë dhe specifikat tona”- tha ajo. Zgjedhjet legjislative në Francë janë tregues i politikave të gabuara të ndjekura nga socialistët gjatë 5 viteve që ata udhëhoqën Francën . Franca gjatë kësaj kohe, u kthye një vend me pak dinamizëm ekonomik por që humbi shumë në aspektin politik dhe diplomatik duke u zbehur si një shtet që i dëgjohej fjala dhe që u kthye fuqishëm në Komandën e integruar të NATO-s falë një udhëheqësi largpamës si Nicolas Sarkozy. Francezët ja besuan për 5 vjet drejtimin e vendit të tyre një force të re politike dhe shumë dinamike duke shpresuar se ajo do të sjellë ndryshime radikale në Francë dhe ti bëj të harrojnë një qeverisje më tepër të shënuar nga historitë “a l’eau de rose” të Presidentit Francois Holande. Dhe siç thoshte Martin Luther King: “Ne duhet të pranojmë një zhgënjim me fund, por kurrë mos të humbasim shpresën e pafundme”, dhe francezët i dhanë fund zhgënjimit që patën nga socialistët, duke votuar për La Republique en Marche!, sepse nuk e kanë humbur shpresën për ta bërë Francën të madhe si më parë…
Sigal