Rastet kur mund të humbisni Lotarinë Amerikane

984
Zyra konsullore e SHBA: Lotaria dhe vizat, ja si të veproni
Forumi i përjavshëm/ Ambasada amerikane sqaron qytetarët shqiptarë lidhur me shqetësimet dhe pyetjet për pajisjen me leje udhëtimi
1 – Sa është pritja për të vazhduar procesi i dokumenteve? Vëllai im ishte 20 vjeç kur ia hodhi letrat mami dhe u kualifikua minoren në çështje, por po bën gati 2 vjet dhe po presim nga NVC për përgjigje. Deri tani vetëm aprovimin kemi marrë dhe dua të di sa të pres 2, 3, 4 vjet?
Zyra konsullore: “Nuk më the mami është qytetare amerikane apo me Green Card? Nëse është me Green Card dhe nëse vëllai yt është i pamartuar dhe nën 21 vjeç, ai hyn tek kategoria F2A dhe ka një kohë pritjeje rreth 2 vite. Nëse është i pamartuar dhe mbi 21 vjeç, kategoria e tij është F2B. Kur ju dorëzuat peticionin për djalin, kategoria e tij ishte F2A, fëmijë i pamartuar, nën 21 vjeç, i Banorit të Përhershëm të Ligjshëm. Pasi djali mbush 21 vjeç, ju duhet të kontaktonit NVC për të pare, nëse ai eshte i mbrojtur nga Akti i Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (Child Status Protection Act – CSPA) për të ruajtur kategorinë F2A, apo do të kalonte tek kategoria F2B.

2 – Me Green Ccard dhe vëllai është i pamartuar dhe mbi 21 vjeç dhe tani në gusht po bën 2 vjet.
Zyra konsullore: “Kategoria e vizës imigruese është F2B – djalë/vajzë mbi 21 vjeç i Banorit të Përhershëm të Ligjshëm dhe aktualisht koha e pritjes është rreth 6-7 vite (por që ndryshon). Për muajin gusht 2017 janë aktuale çështjet e dorëzuara përpara datës 1 nentor 2010. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe çështja juaj të jetë gati sapo ajo të jetë aktuale. Për më shumë, lexoni pyetje të shtruara shpesh këtu: https://al.usembassy.gov/…/immig…/pyetje-te-bera-shpesh/. Kujdes: Në mënyrë që ju të ruani këtë kategori vize, ju nuk duhet të ndryshoni statusin tuaj civil”.

3 – Theksoj që ai ishte F2a kur u aprovuan letrat nga NVC thjesht mosha ndryshoi apo me moshën ndryshon dhe çështja?
Zyra konsullore: “Ju mund të kontaktoni NVC për të parë nëse mund të aplikohet formula e Akti i Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (CSPA) për të ruajtur statusin e F2A. https://travel.state.gov/…/nvc-contact-information.html”.
4 – Kisha një pyetje për sponsorin, duke qenë se jam fituese e DV 2018. A ka problem nëse sponsori është i vetëpunësuar, formularët që ai do më dërgojë janë njësoj nëse ai do të punonte diku tjetër dhe nuk do kishte biznesin e tij në SHBA? Dhe nqs ai ka sponsorizuar familje më parë, por ata janë shtetas amerikanë, tani a llogariten tek të ardhurat e sponsorit tim?
Zyra konsullore: “Nuk përbën problem sponsori është i vetëpunësuar. Në këtë rast ai nuk sjell dot formularin Ë-2, i cili është informacion mbi rrogën dhe kjo gjë nuk përbën problem për ne. Nëse sponsori ka sponsorizuar persona të tjerë, të cilët nuk janë bërë akoma qytetarë amerikanë, atëherë edhe këta persona duhen llogaritur tek totali i numrit të personave. Pra, e zeme se familja e sponsorit është 4 vetë, plus 4 vetë të sponsorizuar më parë dhe që janë me Green Card, plus familja jote prej 2 vetësh, totali duhet llogaritur 10 vetë. Në momentin që personat e sponsorizuar janë bërë qytetarë amerikanë, ata nuk llogariten më”.

5 – Por në qoftë se se sponsori ka futur letrat për bashkim familjar për prindërit dhe djalin e martuar, sa është shuma që duhet të ketë të ardhura gjithsej për 7 persona?
Zyra konsullore: “Pra, e zëmë se familja e sponsorit është 2 vetë, plus 3 vetë të sponsorizuar më parë dhe që janë me Green Card, plus familja jote prej 2 vetësh, totali duhet llogaritur 8 vetë dhe 125% e nivelit të varfërise për 7 vetë është 46,425 USD”. 

6 – A mundem t’ju pyes nëse një person që jeton në Amerikë me pasaportë amerikane, por me shtetësi shqiptare, a mund të aplikojë për kartë ID dhe pasaportë shqiptare në Amerikë?
Zyra konsullore: “Kjo pyetje i përket Ambasadës Shqiptare në Uashington. Unë kam përshtypjen që atje (si dhe tek Konsullata Shqiptare në Nju-Jork) mund të bëhet aplikimi për pasaportë, por siç ju thashë, ata janë autoriteti i duhur që mund t’ju japin përgjigjen më të saktë”.

7 – Javën e kaluar rreth pyetjeve për vizat nuk pata mundësinë t’ju ndiqja. Nëse është e mundur të më jepni një përgjigje sot. Mamaja ime është në pritje të bashkimit familjar F4 nga motra e saj, që është nënshtetase amerikane. Data prioritare është dhjetor 2004. Unë dhe vëllai në kohën kur është dorëzuar peticioni kemi qenë nën moshën 21 vjeç, përkatësisht unë me ditëlindje janar 1993 dhe vëllai shtator 1996. Desha të di, a përfitojmë ne nga ky bashkim familjar, pasi mosha jonë i ka kaluar 21 vjeç tani? Jemi të dy të pamartuar (pra gjendja civile jo i martuar).

Zyra konsullore: “Ekziston një formulë për të parë nëse fëmija (i pamartuar, mbi 21 vjeç) mund të përfitojë ose jo nga Akti i Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (CSPA). Edhe nëse NVC nuk ju përfshin në çështjen imigruese të prindit tuaj, ju duhet të na kontaktoni në [email protected], duke bashkëngjitur një certifikatë lindjeje, sapo të keni mësuar datën e intervistës dhe ne do ju udhëzojmë hapat që duhet të ndiqni. Formula e CSPA aplikohet vetëm pasi t’ju ketë dalë data e intervistës”.

8 – Jemi fitues të DV-2018 dhe e kemi plotësuar DS-260 më 13 qershor dhe jemi cn rreth 7600. Na vonon shumë data e intervistës, meqenëse nuk e kemi plotësuar në maj?
Zyra konsullore: “Jo, në kohë e ke plotësuar. Njoftimi për datën e intervistës bëhet duke hyrë ju tek ëëë.dvlottery.state.gov/esc e duke kontrolluar statusin tuaj. Mund t’ju vijë një email njoftues që të hyni në këtë llogari, pasi ka ndryshim të statusit, por e mira është ta kontrolloni herë pas here llogarinë tuaj. Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë: 1 – Numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe 2- Sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Pra, edhe nëse ju keni një numër të ulët, por nuk keni plotësuar shpejt DS-260, intervista juaj mund të vonohet. Më “shpejt” tek plotësimi i DS-260, nënkuptohet sa më shpejt në maj, qershor 2017”.

9 – A do të ketë një fazë tjetër për t’u shpallur fitues të Lotarisë Amerikane të vitit të kaluar?
Zyra konsullore: “Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 2 maji 2017 deri më 30 shtator 2018”.

10 – Kemi aplikuar për “fiance’s visa”. Të gjitha proceset janë kryer, edhe intervistën e kam dhënë. M’u kërkua një dokument shtesë. Jam në pritje të atij dokumenti mëse një muaj, por siç dihet zyrat shqiptare i neglizhojnë dhe i zvarrisin gjërat. Doja të dija afatin që më jepni derisa të dorëzoj atë dokument. 

Zyra konsullore: “Ligji thotë që jo më shumë se një vit nga data që jeni bërë me dije për këtë dokument. Gjithsesi, nëse ju vazhdoni të hasni vështirësi dhe po mbushet një vit, ju duhet të na vini në dijeni. Përndryshe çështja juaj mbyllet”.

11 – Unë kisha aplikuar për vizë turistike në Amerikë dhe nuk u kualifikova. A kam të drejtë të aplikoj përsëri tani për vizë?
Zyra konsullore: “Kini parasysh që nëse ju dëshironi të aplikoni ju mund ta bëni atë duke ndjekur hapat këtu: https://al.usembassy.gov/…/nonimmigrant…/si-te-aplikoni/. Vetëm oficeri konsullor që ju merr në intervistë, pasi të ketë shqyrtuar çështjen tuaj dhe t’ju ketë intervistuar, ai do të marrë vendimin nëse gjendeni ose jo i kualifikueshëm. Gjithsesi, mbani parasysh që secili aplikant i vizës turistike duhet të tejkalojë prezumimin e qëllimit imigrues të aplikantit (https://travel.state.gov/…/visas/en/general/denials.html), pra që të dëshmojë që nuk është një imigrant i mundshëm, dhe që ka lidhje të forta ekonomike e familjare me Shqipërinë dhe që do të kthehet në Shqipëri pas një qëndrimi të shkurtër në SHBA. Aty ku ne dalin në përfundimin që një person ka lidhje të forta (punë, sociale, lidhje të tjera ekonomike, etj.), dhe që tejkalon prezumimin e qëllimit imigrues – të cilin ne jemi të detyruar me ligj që të prezumojmë çdo aplikant të kategorive jo-imigruese, atëherë ne jemi të lumtur dhe krenarë të lëshojmë këto viza, shpejt dhe me respekt. Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, gjithçka varet posaçërisht nga situata juaj. Cilat janë qëllimet tuaja në SHBA? Sa kohë keni ndërmend të qëndroni? A do të punoni në SHBA? A keni lidhje të forta në Shqipëri dhe a keni në plan të ktheheni? Ju duhet të siguroheni që t’ia bëni vetes tuaj me ndershmëri këto pyetje (përpara se ju të aplikoni për vizë) dhe pastaj t’u përgjigjeni me sinqeritet gjatë intervistës tuaj, nëse ju aplikoni”.

12 – E fejuara ime është me Green Card mundet të përfitoj unë këtë lloj vize?
Zyra konsullore: “Jo, vetëm nëse ka nënshtetësinë. Nëse ti ke vendosur të hedhësh hapin e rëndësishëm në jetë, atëherë ju kryeni martesën në Shqipëri dhe ajo dorëzon peticionin I-130 në kategorinë F2A – bashkëshort i banores së përhershme të ligjshme (me Green Card). Kjo kategori ka një kohë pritjeje rreth 2 vite. Nëse bashkëshorti është Banor i Përhershëm i Ligjshëm: pasi USCIS e ka miratuar peticionin, ai i kalon NVC në pritje që çështja juaj të bëhet aktuale në kategorinë F2A. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe çështja juaj të jetë gai sapo ajo të jetë aktuale. https://travel.state.gov/…/immig…/immigrant-process.html”.

13 – Bashkëshorti im ka plotësuar I-130 në tetor të 2016. Akoma s’na ka ardhur aprovimi sa kohë duhet të presim? Theksoj që është me Green Card?
Zyra konsullore: “Nëse bashkëshorti është Banor i Përhershëm i Ligjshëm: pasi USCIS e ka miratuar peticionin, ai i kalon NVC në pritje që çështja juaj të bëhet aktuale në kategorinë F2A. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe çështja juaj të jetë gai sapo ajo të jetë aktuale. https://travel.state.gov/…/immig…/immigrant-process.html”.

14 – Babi im ka ndërruar emrin dhe tek DS, tek të dhënat që më kërkohen për prindërit, meqë jam fituesja ia kam shkruar të dyja emrat dhe atë që ka pasur më parë dhe atë që ka aktualisht. A jam e saktë në plotësim?
Zyra konsullore: “Për mamanë tek DS-260 kërkohet mbiemri i vajzërisë. Shpesh ne shikojmë që plotësohet mbiemri pas martese i mamasë, e si pasoje na duhet të kontaktojmë aplikantin që të bëjmë korrigjimin”.

15 – Nëse keni mundësi mund të më thoni nëse mund të bëhet aplikim 1-vjeçar për nxënësit nga mosha 15-17, pra në gjimnaz dhe që duhet të kenë mesatare mbi 9?
Zyra konsullore: “Ambasada Amerikane ka hapur një qendër këshillimi falas për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në Amerikë. Dërgo një email në [email protected] për të caktuar një takim me këshilltaren që punon pranë Qendrës Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri. Ajo do të të kalojë në të gjitha hapat që nevojiten për të studiuar në Amerikë, që nga përzgjedhja e universitetit, aplikimi dhe viza studentore. http://educationusa.al/”.

16 – Jam një nënshtetase amerikane. Kam bërë bashkim familjar me djalin që është emigrant në Greqi, por letrat i kam në proces. Ka 4 vjet që vazhdon se është mbi moshë, por por a mund të marrë dot vizë për të ardhur për vizitë dhe të ikë prapë? Po të marrë vizë, a penalizohen letrat për bashkim familjar që është në proces?
Zyra konsullore: “Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Sigurohuni të përmendni që keni në proces një petiticion emigrimi në formularin e aplikimit. Kini parasysh se për një vizë turistike barra e provës bie mbi aplikantin ose aplikanten që të provojë se ai ose ajo ka lidhje madhore me vendin e tij ose të saj”.

17 – Unë kisha intervistën para 1 muaji, por m’u kërkua dokumentacion shtesë për një peticoner shtesë. E kam dërguar dokumentin që kërkohej që prej datës 3 korrik, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje. A kërkon shumë kohë, pasi edhe bashkëshorti im ndodhet në Shqipëri dhe kemi shumë dëshirë të bashkohemi bashkë?
Zyra konsullore: “Na shkruaj tek [email protected] dhe do të të kthejmë përgjigje. Ne nuk mund të diskutojmë çështje individuale mbi vizat në forume publike, pasi ligji nuk na e lejon këtë gjë”.

18 – Për personat që janë përzgjedhur për lotarinë amerikane edhe sa kohë kanë që të plotësojnë formularin ose deri kur mbyllet afati përfundimtar që nuk mund të plotësosh më formularin?
Zyra konsullore: “Rekomandimi i KCC është që ta plotësoni sa më shpejt, pra që në maj-qershor 2017. Me dorëzimin me sukses të DS-260 sistemi i KCC mundëson datën tuaj të intervistës. Nëse ju e plotësoni me shumë vonesë, rrezikoni seriozisht që të merrni një datë interviste. Për më shumë detaje, ju mund të kontaktoni KCC”.

19 – Dua të aplikoj për vizë turistike. Jam në procedurë për bashkim familjar, kam të drejtë të marr vizë?
Zyra konsullore: “Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Sigurohuni të përmendni që keni në proces një petiticion emigrimi në formularin e aplikimit. Kini parasysh se për një vizë turistike barra e provës bie mbi aplikantin ose aplikanten që të provojë se ai ose ajo ka lidhje madhore me vendin e tij ose të saj”.