Raportohen 3 të plagosur në Vlorë

465
Sigal

3 persona kanë mbetur të plagosur këtë të martë, në një atentat me armë zjarri të ndodhur gjatë orëve të pasdites në Vlorë.

Burime paraprake thonë se persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me makinë, kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti “Fiat Punto” me targa italiane DJ252RC, në lagjen “28 Nëntori”.

Të plagosurit, identiteti i cilëve nuk dihet ende, janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij atentati.