Raporti sekret i SHISH: 40 % e familjeve shqiptare mbajnë armë

578
Sigal

Shqiptarët vijojnë
të jenë një ndër popujt më të armatosur në Ballkan. Sipas një raporti të
Shërbimit Informativ Shqiptar, 4 në 10
 familje shqiptare ka një armë në
shtëpi, e cila mund të jetë pistoletë, çifte, kallashnikov apo pushkë. Këto të
fundit u shpërndanë masivisht gjatë vitit ’97 kur u shpërthyen depot për shkak
të trazirave.
 Sipas raportit të SHISH, armët fshihen kryesisht në
banesa por edhe në territorin jashtë shtëpive
Ky raport thotë se këto
armë përdoren gjatë konflikteve, ku shpesh sjellin viktima. “Lloji më i
shpeshtë i
 armëve
që mbajnë
 shqiptarët është automatiku, i cili
është marrë në depot e
 armëve që janë hapur në vitin
1997-të. Gjithashtu
 shqiptarëtpërdorin edhe çiftet dhe
pistoletat”, theksohet në raport
Një pjesë e këtyre armëve janë me leje, por
shumica e tyre mbahen në mënyrë të jashtëligjshme të fshehura.
Një raport të tillë,
shërbimet sekrete në vend e kanë bërë edhe në vitin 2012. Në atë kohë flitej
për më shumë se 50% të familjeve shqiptare të cilët kishin armë. Konkretisht në
vitin 2012, 6 në 10
 familje kishin një kallashnikov
dhe 3 në 10
 familje kishin
një pistoletë.
Ndërsa sot bëhet fjalë për
4 në 10
 familje 
cilët kanë një automatik ose një pistoletë.
 Kjo është edhe arsyeja që
Ministria e Brendshme i ka kërkuar qeverisë që të bëjë një tjetër armnisti për
 armët. Vendimi është miratuar
në qeveri dhe sipas ministrit Sajmir Tahiri
 shqiptarët kanë afat nga Janari deri
në 30 Prill të 2017-s të dorëzojnë
  armët, pa u dënuar nga ligji. Kjo nuk është hera e parë
që bëhet amnisti për
 armëtPas vitit 1997-të, shteti
u bëri apel shqiptarëve që të kthenin
 armët, por shumë pak prej tyre
i dorëzuan ato në polici.