Raporti në Itali: Shqipëria e mbuluar me kanabis

449
E përditshmja “Corriere della Sera”,shkruan se plantacionet e drogës janë dyfishur brenda dy viteve. Sipas kësaj gazete, biznesi kriminal i kanabisit, që qarkullon miliarda euro, për herë të parë e ka thyer murin e 1 mijë tonëve në vit. Gazeta i referohet një raporti të Guardia di Finanza, që thotë se në Shqipëri në vitin 2015 kishte plot 1200 plantacione droge. “Nëse në vitet 2013/2014, kryeqyteti ndërkombëtar i kanabisit ishte Lazarati, tani gjërat kanë ndryshuar: klanet janë spostuar në zonën e Shkodrës, më të vështirë për t’u kontrolluar”, raporton mapo. 
“Në vitin 2015 janë zbuluar 243 mijë bimë kanabisi gjatë një aktiviteti që ka sjellë shfrytëzimin e 15.83 përqind të territorit shqiptar. Numrat janë në rritje në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 815 plantacione dhe 165 mijë bimë. Në vitn 2013 ishin 305 plantacione dhe 81.300 bimë kanabisi në një sipërfaqe prej 12.5 përqind të Shqipërisë”. Në gazetë thuhet se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, por edhe nga SHBA. Në shkrim theksohet raporti vjetor i Departamentit të shtetit, ku thuhet se Shqipëria mbetet një vend burimi për marihuanën dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën.
Sigal